TË RINJTË ME GOMONE DREJT BRITANISË SË MADHE/ HOXHAJ: VETËM KËTË VIT KANË HYRË MBI 6 MIJË SHTETAS SHQIPTARË

0
155

Qindra të rinj me gomone ja kanë mësyrë këtë vit drejt Britanisë së Madhe si zgjidhje për punësim dhe jo vetëm.

Por teksa shifrat kanë folur për mijëra shtetas nga një vend që nuk është në luftë, krahasuar me të ikurit e tjerë, çështja atje është përtej alarmantes, ka bërë të ditur në një komunikim me MCN, Andi Hoxhaj- pedagog në universitetit Warwick, në Angli. Hoxhaj shprehet se krahasuar me vitin e kaluar kur ishin vetëm 23 shqiptarë të ardhur, vetëm këtë vit janë 6 mijë shtetas shqiptarë të ardhur me gomone.

Ndërkohë eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi deklaroi se kjo vjen dhe si rezultat i uljes së vigjilencës nga pala franceze në La Manch, ndërsa akuzoi palën shqiptare që nuk ka marrë masa për krijimin e dinjitetit të përdorimit të krahut të punës. Ai tha se qeveria shqiptare duhet të organizojë kushtet që emigrimi të ndodhë me rregulla. I pyetur se si bëhet kalimi si përfshihen në këtë rrjet trafikimi, Muzhaqi bëri të ditur se krimi i organizuar përshtatet shumë shpejt me tregun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here