‘Të rinjtë shqiptarë më të papunët në rajon’, Këlliçi ngre alarmin: Një rekord që do pasojë largimin masiv

0
162

Kryetari i FRPD-së, njëherazi edhe deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi ka ngritur alarmin mbi të të rinjtë shqiptarë, të cilët janë më të papunët në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor.

‘Një rekord që do të pasojë një tjetër, atë të largimit masiv të rinisë nga Shqipëria.

Kush i demotivon të rinjtë? Kush e vret talentin e tyre? Kujt s’i duhet energjia e tyre? Kush ua err perspektivën?’, shkruan Këlliçi në Facebook. 

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Rekord papunësie! Të rinjtë shqiptarë më të papunët në Europë.

Një rekord që do të pasojë një tjetër, atë të largimit masiv të rinisë nga Shqipëria.

Kush i demotivon të rinjtë? Kush e vret talentin e tyre? Kujt s’i duhet energjia e tyre? Kush ua err perspektivën?

Unë e di kush. E dini të gjithë. Edhe ata që heshtin për shkak të detyrës.

Nuk luftohet papunësia duke bërë me faj të rinjtë, duke u ngjitur etiketa. As duke thënë se punë ka plot por s’ka profesionistë.

Në 8 vitet e tij qeverisëse, Rama nuk ka luftuar papunësinë, por perceptimin popullor mbi papunësinë e lartë. Njësoj si të luftosh me mullinjtë e erës.

Papunësia e të rinjve duhet të jetë prioritet i çdo qeverie.

Si e mendoni të ardhmen e vendit kur të rinjtë janë të papunë?

Si e përfytyroni Shqipërinë në të ardhmen kur të rinjtë e saj begatojnë vende të tjera?

Papunësia e të rinjve është emergjencë kombëtare. Duhet të zgjojë shtetin, shoqërinë dhe mediat e fjetura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here