Te ruash traditen dhe autencitetin shqiptar motoja e skulptorit M.Keraj

0
295

Te ruash traditen ne nje kohe kur teknologjia perparon , per artizanet eshte nje sfide . Murat Keraj prej vitesh tashme njihet si skulptor, artist dhe kurator . Keraj thote se deshiren per keto punime e ka patur qe ne vogeli. Ai u rrit ne nje vend me tradita nga ku u edukua me frymen per artin.
Keraj na rrefen per jeten dhe veprimtarine artistike ne galerine e tij te vogel dhe sic atij i pelqen ta quaj “kultura arberore”. Ne te gjenden te ekspozuara piktura dhe punime te ndryshme ne dru, per te cilat Keraj ka punuar prej vitesh dhe tashme i tregton . Keraj ka gdhendur në dru monumentin e Idris Sullit qe ndodhet ne fshatin Zhulat , ka bere shtatoren e princeshes Argjiro ndersa se fundmi edhe heroin tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Figurat historike jane nje afeksion per Muratin. Materialin per kryerjen e tyre ai e merr nga natyra, kryesisht rrap dhe lis . Punimet ai eshte ne gjendje ti kryej brenda disa diteve por ka dhe te tjera qe zgjasin me muaj dhe vite kur behet fjale per objekte te medha apo punime te figurave historike.Sipas tij gjithnje e me shume shqiptaret por edhe te huajt kerkojne traditen , ne enet prej druri , djepat apo edhe skulpturat tipike te figurave historike dhe jo vetem.Ruajtja dhe trashegimia e ketij zanati per Keraj eshte e domodoshme pasi jane profesione me teper vlere dhe fitimprurese pavaresisht lodhjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here