Të shtëna me armë zjarri në Fier

0
61

Geraldo Mahmuti, ka qëlluar me armë zjarri drejt një berberhane në pronësi të një 33-vjeçari,  në fshatin Fermë Çlirim. Policia bën me dije se nga të shtënat nuk ka të dëmtuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.https://a32d1208aaa2860f84052c3b03f5f504.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkruaj nje koment