Të shtënat me armë në Sarandë/ Policia gjen armën, të dyshuarit i gjendet kokainë dhe kanabis

0
100

Ne vijim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen  nr. 1, Sarandë, ku një 23-vjeçar kreu qitje të pavullnetshme me një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, ndërkohë që qarkullonte me automjet, gjendet nga policia arma e përdorur.

Gjatë kontrollit në zonën në të cilën tentoi të largohej me shpejtësi 23-vjeçari pasi braktisi automjetin, shërbimet e policisë, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën ky shtetas e kishte hedhur mbrapa një pallati, ndërkohë që po ndiqej nga shërbimet e policisë.      

Ditën e djeshme, 23-vjeçari shkaktoi panik në publik pasi kreu qitje të pavullnetshme me këtë armë zjarri ndërkohë që po qarkullonte me automjet.

Pas ngjarjes, ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e policisë.

Në vijim të veprimeve, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, një shumë parash dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Klaudio Qëndro, 23 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Sarandë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Shkruaj nje koment