
Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, prej 11 ditësh rezultojnë të zhdukur.
Policia e Sarandës vazhdon ende kqyrjen e kamerave filmike në mjedise të ndryshme të qytetit.
Po ashtu policia ka mar vazhdimisht në pyetje familjarët dhe rrethin shoqëror të të zhdukurve.
Mësohet se ditët e fundit kanë ardhur në Sarandë edhe përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë për të asistuar në hetimet që po kryhen, por ende nuk dihet, të paktën publikisht, asnjë rezultat konkret.
Familjarë të dy të zhdukurve janë mbledhur në Sarandë, madje duke ardhur edhe nga Greqia. Ata mësohet se po zhvillojnë kërkime edhe privatisht për gjetjen e të zhdukurve madje duke menduar edhe më të keqen.