Tek TVGJ tymi “oxhak” i duhanit, ISHSH anulon gjobën 3 milionë lekë

0
169

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, ka kursyer nga gjobitja, TVGJ.

Një kontroll i befasishëm mesditën e sotme në ambjentet e këtij institucioni, ka gjetur tymin “oxhak” në disa prej dhomave që e kanë të ndaluar rreptësisht konsumimin e duhanit kjo dhe për vetë specifikën që mbartin pajisjet elektronike.

Dy inspektore të antiduhanit, pasi kanë gjetur në shkelje të plotë punonjës të këtij institucioni duke pirë duhan, kanë bërë gati materialin për gjobitjen e TV Gjirokastra me vlerën e 3 milionë lekëve.

Por në momentin e fundit, një telefonatë në adresë të tyre, ka kthyer cdo veprim në pikën fillestare.

Ndërkohë që gjobat po “këpusin” bizneset që nuk janë në preferencat e ISHSH dhe PS, Televizioni Gjirokastra i cili nuk ka plotësuar asnjë kriter për të parandaluar pirjen e duhanit duke mos patur asnjë tabelë që e ndalon këtë veprim, ka shpëtuar nga telefonata anonime, e cila mendohet të ketë qenë e drejtueses së ISHSH Ina Cani ku është e lidhur shumë ngushtë me partinë në pushtet.

Gjithcka që ka ndodhur është raportuar tek Jugunews.net nga dëshmitarët okularë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here