Teknologjia 5G në Shqipëri/Ekspertët: Mund të shkaktojë kancer dhe dëmtimin e ADN-së

0
187

Pa dyshim që interneti mund të cilësohet si risia më revolucionare e dekadave të fundit në teknologji, që ka përmirësuar shumë aspekte të jetës, si dhe ka shkurtuar distancat kohore dhe ato fizike.

Ndërkohë që në disa shtete të botës po nis të implementohet rrjeti 5G, gjenerata e re e transmentimit të të dhënave mobile, kjo teknologji pritet të mbërrijë edhe në Shqipëri së shpejti.

Në një event për lancimin e teknologjisë 5G në Shqipëri, mori pjesë edhe kryeministri Rama, ku edhe testoi këtë risi teknologjike.

Ai deklaroi: 

Është një mundësi e jashtëzakonshme për të piketuar transformime epokale në ekonomi, financa, energji, transport, bujqësi, shëndetësi, arsim e në shërbimet ndaj qytetarëve në tërësi. Jemi në vitin 2019, vetëm një dhjetëvjeçar nga pikënisja e kërkimeve në fushën e 5G dhe fatmirësisht një nga avantazhet e vendeve në zhvillim është se mund të bëjnë kapërcime të mëdha dhe të shpejta. Prandaj dhe lançimi i teknologjisë 5G e vendos Shqipërinë në hartën e vendeve më të përparuara në këtë fushë. sot Shqipëria kthehet në një vend me një avantazh të konsiderueshëm krahasuar me vendet me të cilat ne nuk krahasohemi për nga shkalla e zhvillimit.”

Mirëpo, krahas aspekteve pozitive, a është teknologjia 5G e dëmshme dhe rrezikshme për shëndetin? 

Vlen të theksohet se një nga shtetet më të zhvilluara të botës, Japonia, nuk do ta zhvillojë teknologjinë 5G, pasi nuk do të investojë në krijimin e telefonave mobile që suportojnë këtë gjeneratë.

Kjo është deklaruar në faqen zyrtare të Ministrisë së Teknologjive të larta në vend, me arsyetimin se krijimi i një interneti më të shpejtë, rrezikon seriozisht shëndetin e njerëzve dhe ndikon negativisht në produktivitetin e punës, thanë zyrtarët.

Ministri i Teknologjive të Larta në Japoni, Nobunari Kabato, ka deklaruar: 

Ne duhet të mendojmë për shëndetin e japonezëve. Vendi ynë tashmë është i zhvilluar ekonomikisht, kështu që nuk kemi pse të nxitojmë. Ky vend ka nevojë për stabilitet. 5G vjen me një rrezik të madh. Kështu nuk mendojmë vetëm ne, këto informacione u konfirmuan dje edhe nga ambasadori amerikan në Japoni. Nëse Amerika, Kina ose vendet e BE-së janë të gatshme të rrezikojnë njerëzit e tyre për hir të përparimit në teknologji, atëherë një strategji e tillë është e papranueshme për mirëqenien e shtetin tonë.”

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Nagasakit, përdorimi i internetit me shpejtësi të lartë ndikon në rritjen e numrit të çrregullimeve mendore dhe lodhjen e përdoruesve.

Hulumtuesit theksojnë se teknologjia 5G mund të ndikojë për zhvillimin e stresit, dobësimin e kujtesës si dhe rritjen e nervozizmit.

Por nuk mbaron me kaq! Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Japni, teknologjia 5G mund të zvogëlojë jetëgjatësinë mesatare, për shkak të rrezatimeve të dëmshme në trupin e njeriut.

Ndërkohë që disa ekspertë, theksojnë se rrjeti 5G gjeneron rrezatim radiofrekuencash që mund të dëmtojnë ADN-në dhe të shkaktojnë kancer, plakje të parakohshme, prishjen e metabolizmit të qelizave, si dhe sëmundje të tjera përmes gjenerimit në trup të proteinave të dëmshme.

Nëse azhornimi i fundit në telefoninë mobile, gjenerata 4G, mund të ofrojë një shpejtësi deri në 10 Mbps, teknologjia 5G mund të trasmetojë të dhëna në shpejtësinë midis 10 dhe 20 Gbps.

Rrënja e të gjitha shqetësimeve për rrjetet e telefonave celularë është rrezatimi i radiofrekuencës (RFR), e cila përkufizon çdo gjë që emetohet në spektrin elektromagnetik, nga rrezet x, në radiovalët në dritën e ekranit tuaj.

Të tjerë studiues kanë thënë se rrjeti 5G mund të ndikojë në rritjen e sterilitetit mashkullor dhe kancerit të lëkurës.

Megjithatë, 5G është një teknologji e re dhe e implementuar në shumë pak vende të botës, ndërsa priten studime më të thelluara mbi rreziqet dhe dëmet që mund të shkaktojë tek njerëzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here