Temperaturat e ftohta “mbërthejnë” Shqipërinë, ç’pritet ditët në vijim

0
85

I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura tipike dimri disa gradë nën zero. Në verilindje dhe juglindje janë rikthyer reshjet e dëborës. Në zonat malore të Peshkopisë dhe Dibrës, trashësia e borës arrin në 20 centimetra. Në të gjitha lartësitë mbi 700 m janë angazhuar mjetet borëpastrues  me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Sipas sinoptikanëve temperaturat janë 7 gradë më të ulëta se vlerat normale të Prillit.

Jemi si temperatura dimri pasi vlerat minimale gjatë ditës së mërkurë kanë regjistruar në zonat malore edhe në -2 apo -3 gradë Celcius në orët e para të mëngjesit, ndërsa maksimumet do të shkojnë jo më shumë se 13 gradë Celcius në ultësirën perëndimore, që janë temperatura 7 gradë më të ulëta se vlerat normale. Edhe dita enjte mbetet me temperatura të ulëta”, tha meterologu Hakil Osmani për “Tv Klan

Shkruaj nje koment