Temperaturat e larta, IGJEUM njofton qarqet me rrezik më të lartë

Temperaturat e larta që kanë pushtuar së fundmi vendin tonë por jo vetëm, pritet të sjellin pasoja përsa i përket rënies së zjarreve në zonat pyjore. IGJEUM njofton se rreziku do të jetë i moderuar në qarqet e Durrësit dhe Dibrës. IGJEUM parashikon se era që do të fryjë do të jetë tejet e nxehtë dhe e shoqëruar me rërë që e kanë prejardhjen nga Saharaja.

Njoftimi i IGJEUM:

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR”. Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 20 / 41 °C

në vendet malore: 16 / 36 °C

Era

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment