Temperaturat e larta, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rrezik zjarri në dy qarqe

0
74

Instituti i Gjeoshkencave flet për nivel të lartë rreziku për rënien e zjarreve, si pasojë e temperaturave të larta në rrethin e Tiranës dhe të Fierit.

Në njoftim thuhet se sot pasdite dhe gjatë së hënës së 4 korrikut pritet nivel rreziku “i lartë’’ në qarkun e Tiranës dhe Fierit, ndërsa në qarqet e tjerë pritet rrezik “i moderuar” për secilin qark.

Në disa qarqe pritet rrezik “i lartë” nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim dhe Jug), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim), Lezhë (Qendër), Elbasan (Perëndim), Berat (Perëndim), Vlorë (Veri) dhe Gjirokastër (Qendër).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

Sa i takon reshjeve, Instituti i Gjeoshkencave thotë se sot pasdite dhe gjatë së hënës priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve.

Sa i takon temperaturave

gjatë së hënës minimalet dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 33 °C

në vendet e ulëta: 22 / 35 °C

në vendet malore: 16 / 29 °C

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shkruaj nje koment