Tenda e Lirisë sot quhet Gjirokastër !

0
891

Demokratët gjirokastritë, sot kanë pasur ditën për të ndezur Tendën e Lirisë në kryeqytet, aty ku po kryhet aksioni më i madh opozitar që Shqipëria ka parë në 25 vitet e fundit. Me dhjetëra aktivistë të PD dhe mjaft mes tyre qytetarë gjirokastritë që nuk kanë qenë të angazhuar politikisht, kanë shprehur dëshirën vullnetarisht, të qëndrojnë në Tendën e Lirisë në 24 orët në vazhdim në përmbushjen e misionit për një Shqipëri pa qeverinë e krimit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme. Figura të njohura intelektuale nga Gjirokastra, i janë bashkuar protestës së sotme në Tendën e Lirisë ku janë pritur nga lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha. Kreu i PD së Gjirokastrës Roland Bejko, ka udhëhequr grupin e demokratëve të mbërritur nga Gjirokastra duke demonstruar që qyteti i vlerave historike dhe demokratike, i bashkohet gjithë Shqipërisë për të qenë pjesë e ndryshimit që vjen. Zoti Bejko për Jugunews.net është shprehur se demokratët e Gjirokastrës, janë të bindur se një qeveri me Edi Ramën kryeministër, nuk mund të ketë. Kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha, është frymëzimi i cdo shqiptari dhe cdo demokrati gjirokastrit i cili e ka në gjenezë kulturën demokratike të të shprehurit të mendimit lirshëm dhe demonstrimit paqësor-ka thënë kreu demokrat gjirokastrit Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here