Tendenca e largimit të “elitës” nga Gjirokastra

0
159

Prej gati dy vitesh Gjirokastra është shënuar në zonën e kuqe të largimeve masive.Në moshat që largohen është një grupim nga 20 vjeç dhe 45 vjeç, grupmosha këto që kanë më shumë mundësi për të punuar.Por nuk është vetëm mosha tipari dallues i të larguarve por dhe arsimi i tyre.Pjesa më e madhe e të larguarve kanë të paktën një diplomë të tipit Bachelor apo dhe të tjerë që i përkasin pjesës intelektuale të qytetit.Individë me profesione si mësues ,pedagokë ,mjekë,juristë apo ekonomistë,zyrtarë ,privatë apo shtetërorë,të pakënaqur nga mosvlerësimi apo nga pagat e ulëta i janë drejtuar shteteve fqinje për një jetesë më të mirë. Ndonëse jo në punën që dëshironin ,profesionin që dikur kishin apo arsimin që janë kualifikuar ata pranojnë çdo lloj pune ku rroga është në dyfishin apo trefishin e asaj që u jepej në vendin e tyre.

Në një kohë tepër të shkurtër ” elita” e shoqërisë është larguar apo ka tendencën e largimit ,ndërsa njerëzit ” braktisin” qytetin askush dhe asnjë nuk bën diçka për ti ndaluar.Me ritme të shpejta dhe të larta popullsia po bie ndjeshëm duke e kthyer Gjirokastrën në qytetin më të rrezikuar nga shpopullimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here