Tenderi i uniformave të policisë, flet administratori i firmës fituese: ‘De facto’ u drejtua nga titullarët e lartë të Ministrisë

0
312

“Titullarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme, ‘de facto’, drejtuan gjithë procesin e prokurimit”. Ismail Kadiu, administrator i firmës “ D&E sh.p.k”, jep kështu, një tjetër version për mbajtjen e tenderit 2,8 miliardë lekësh “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për të cilin u dënuan me burg 9 punonjës të Agjencisë të Blerjeve të Përqëndruara. Në një intervistë, që zgjodhi ta realizojë via email, për “Vetting”, ku flet në emër të bashkimit të operatorëve (D&E SHPK dhe SUMMER CONF. s.r.l dhe LOVERS s.r.l dhe YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU) fitues të tenderit, Kadiu hedh poshtë akuzat për favorizim, duke shpjeguar pse boe-ja që ai përfaqëson ishte e padëshiruar nga Policia e Shtetit si Autoritet Kontraktues, e veçanërisht nga titullarët e lartë të Ministrisë së Brendshme. Në vijim të kësaj, ai përgjigjet edhe për dëshminë e Kryetarit të Komisionit të Ofertave të këtij tenderi z. Ylber Pjetërnikaj, i cili është shprehur se nuk ka paraqitur certifikat

at e konfirmitetit për çdo model këpuce, çka do ta pengonte të kualifikohej “ edhe në një fazë të 11-të”. Po ashtu, Kadiu pohon për emisionin, se kontrata po vijon të zbatohet, duke dhënë edhe detaje specifike.

Z. Kadiu, deri kur keni vijuar të zbatoni kontratën për tenderin “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së ?

Kontratën e kemi zbatuar dhe po e zbatojmë duke ndjekur grafikun e shpërndarjes të caktuar nga Policia e Shtetit, puna vazhdon gjithashtu edhe me procesin e ndërrimit të uniformave që punonjësit kane gabuar (kryesisht masa) gjate vetë-deklarimit në sistemin elektronik (ky veprim i fundit ka qenë në numra të konsiderueshëm dhe është kosto shtesë për operatorin tonë ekonomik)

A jeni marrë në pyetje nga SPAK?

Po, jemi marrë në pyetje në cilësinë e personit në dijeni dhe kemi dhënë përgjigjet shteruese në lidhje me gjithë pyetjet e adresuara drejt nesh.

Si i kundërshtoni, me çfarë argumenti, pretendime

t se keni qenë të favorizuar në procesin e tenderimit, qoftë edhe duke marrë parasysh bashkimin me operatorët e tjerë, apo modifikimin e kritereve të kualifikimit dhe DST-ve, çka sugjeron të shkelet barazia ligjore e operatorëve të tjerë në garë?

Ne si BO nuk kemi qene aspak të favorizuar, zero absolute. Këtë tender e kemi fituar me cilësinë e operatorit më të madh (në BO ishin liderat absolut të tregut në Turqi, Itali dhe Shqipëri), më serioz, më të përgatitur, më cilësor në produkte, me referenca të pakrahasueshme jo në Shqipëri por edhe në prokurimet homolog në vendet e BE-së, dhe mbi të gjitha në raportin vlerë/para (value for Money) të pakonkurueshëm.

Ne ishim non-grada nga AK-ja në bllok dhe në mënyrë të veçantë nga titullarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme që de facto drejtuan gjithë procesin e prokurimit.

Por oferta jonë teknike-ekonomike ishte kaq e pakonkurrueshme dhe perfekte në dokumentacion sa që ishte elefanti në dhomë që nuk e shmangin dot. Është rasti tipik ku ligji dhe më i miri fituan kundër favorizimeve, antiligjit dhe mediokërve.

E drejta ishte në krahun tonë edhe për një arsye madhore. AK-ja nuk e kishe për turp, madje e konsideroi fort anulimin e procedurës, sikurse ka ndodhur edhe në rastet e ngjashme që kompania jonë është renditur si oferta më mirë. Por anulimi i përsëritur i tenderave të uniformave kishte sjell situatën kritike që nëse anulohej edhe ky tender trupa e policisë rrezikonte të mbetej me mangësira të mëdha në uniforma.
Për vetë potencialin e jashtëzakonshëm që kishte Bashkimi ynë operator, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku AK-ja në fjalë ka bërë veshin e shurdhër ndaj ankesave tona, u përgatitëm fort për një ofertë super konkurruese cilado të ishin kriteret dhe specifikimet në tender.

Sikurse disa operatorë të tjerë kemi bërë pyetje dhe vërejtje në sistem gjatë procedurës kur u hap tenderi gjithashtu kemi qenë tërësisht dakord dhe me pyetjet dhe vërejtjet e operatoreve të tjerë që 

kanë bërë pranë AK-së dhe KPP-së.

Përsa i përket modifikimeve të specifikimeve teknike të bëra në DST gjatë tenderit deklaroj me përgjegjësi të plotë se ato kanë qenë dëmtuese për Bashkimin tonë të Operatorëve për dy arsye:

1. Ato dolën kur ne i kishim prodhuar të gjitha mostrat e kërkuara në tender (që ishin jashtëzakonisht shumë) dhe mbi 90% të setit të analizave (që ishin tmerrësisht shumë). Meqenëse ishin sasira të vogla për çdo model (por numër shumë i madh modelesh), mostrat u prodhuan me dorë, copat u prodhuan me sasira të vogla apostafat për mostrat e kërkuara dhe si të tilla kanë kosto shumë të larta për njësi. Shpenzimet tona të tenderit në momentin që u ndryshuan rrënjësisht specifiket teknike po i afroheshin vlerës së €100,000. Shpenzime të hedhura në lum kur doli DST e re.

2. Specifikimet teknike të uniformave të forcave të policisë janë të miratuara me VKM me formën e tabulateve të super detajuara. Sp

ecifikimet e VKM-së ishin përdorur në shumë prokurime. Ato mund të ndryshoheshin pa VKM vetëm me urdhër të Ministrit të Brendshëm dhe për arsye speciale.

Në mes të tenderit AK-ja ndërron pa VKM specifikimet teknike të VKM-së duke vendosur specifikime të tepër të ngjashme me ato të policisë së një shteti në Ballkanin Perëndimor, dhe si të tilla i jepnin pa dashje një avantazh kujtdo prodhuesi që kishte eksperienca prokurimesh direkte ose indirekte në këtë shtet.

Kryetari i KVO-së për tenderin në fjalë gjatë dëshmisë së tij është shprehur se “gjatë shqyrtimit të operatorëve, BOE, “D&E” shpk, +”Summer Conf s.r.l” + “LOVERS S.R.L” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS A. VEDAT YAKUPOGLU” është konstatuar mungesa e çertifikatave të konformitetit për çdo model këpuce, kërkuar nga autoriteti, konkretisht mosparaqitja nga ana e bashkimit të operatorëve të certifikatave EN ISO 20344-2011, EN ISO 203472012 të modelin B-O2 CI ËR FI SRC. Këto certifikata kërkoheshin për të garantuar cilësinë e të gjithë komponentëve të llojeve të ndryshme të këpucëve. Mungesa e këtyre kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorit nga procedura e prokurimit. Në gjendjen faktike të dokumentacionit të ofruar nga operatorët ekonomikë, nuk mund të kualifikohej asnjë ofrues edhe në fazën e 11 të ofertave teknike”. A është i saktë ky pohim? Në

se jo, kur i keni paraqitur çertifikatat e konformitetit për modelet e këpucëve?

Dëshmia e kryetarit te KVO është e pavërtetë, është një provë tjetër që është tentuar eliminimi i ofertës tonë teknike-ekonomike. Në dokumentet e DST janë kërkuar pesë certifikata konformiteti për çdo model këpucësh aty ku kërkohet dhe kanë dy mënyra testimi EN ISO 20344-2011 dhe EN ISO 20347-2012.

Kompania YDS pjesë e BO ka dorëzuar tre çertifikata me të dyja mënyrat e testimit EN ISO 20344-2011 dhe EN ISO 20347-2012 ku në këto tre certifikata perfshien të gjitha testimet e kërkuara në pesë certifikatat e kërkuara nga DST plus ka edhe disa testime të tjera të cilat ja risin akoma kualitetin dhe performancën këpucëve. Me një fjale jo vetëm i kemi të gjitha testimet por kemi dhe më shumë nga sa na u kërkuan nga DST.

Për këtë jemi te sigurte, se nëse do te kërkonit vlerësim nga ekspertet e fushës, përgjigjia do te ishte si me lartë.

Çfarë ndodhi me Sistemin Elektronik të Shpërndarjes së Uniformave dhe Këpucëve të Policisë së Shtetit të planifikuar?

Me hapjen e tenderit, në DST sistemi elektronik ishte planifikuar si zë me vete në formularin e ofertës, me një fond limit të përcaktuar. Operatorët ekonomik me anë të ankesave konstatuan një problem serioz , i cili deformonte qëllimin e tenderit dhe me shumë gjasa ishte në shkelje të Ligjit të Prokurimeve Publike (LPP).

Më konkretisht kishte dy probleme:

a. Një softuer i vetëm me funksionalitete të mirë përcaktuara në DST, dhe me datë zbatimi të paracaktuar në DST nuk ka tipologjinë e produktit apo shërbimit që prokurohet në formatin marrëveshje kuadër. Kjo e fundit përdoret për produkte ku sasitë dhe datat e lëvrimi nuk dihen me saktësi.

b. Vlera e programit ishte jashtëzakonisht herë më e madhe se çdo artikull, sa rrezikonte që ndonëse si artikull mund të kushtonte më pak se 1% e kontratës, të ishte faktori dominant për përcaktimin e fituesit.

Për më shumë analizë mund ti referoheni ankesave në Autoritet Kontraktor dhe/ose KPP.

Pas argumenteve të pakapërcyeshme të parashtruar nga operatorët ekonomik, dhe kërkesës së tyre për ta nxjerr Sistemin Elektronik të Shpërndarjes si lot apo si prokurim më vete, Autoriteti Kontraktor (AK) e hoqi këtë sistem nga Formulari i Ofertës.

Por në vend që ta nxirrte si lot apo prokurim më vete, Autoriteti Kontraktor zgjodhi rrugën më të thjeshtë dhe më në favor të tyre por në dëm të Operatorëve Ekonomik që gjithsesi duhet të punësonin programista me eksperiencë ose të merrnin në partnership kompani të mirëfillta programimi.

AK e la si detyrim që Sistemi Elektronik i Shpërndarjes të krijohej nga operatori ekonomik fitues në koston e këtij të fundit dhe që gjithsesi do ti mbetej në pronësi AK-së pa pagesë. Argument i rëndësishëm i AK-së për këtë vendim është menaxhimi më i mirë i kontratës kur si mallrat dhe sistemi i shpërndarjes janë të kontaktuara në një dorë.

A u krijua siç ishte planifikuar?

Sistemi elektronik u krijua nga kompania jonë 100% sipas kërkesave të bëra në DST, por edhe me funksione të tjera që u shtuan nga kërkesat e specialistëve e Policisë së Shtetit për të adresuar/ lehtësuar çdo situatë të mundshme që u krijua gjatë shpërndarjes së uniformave.

A u aplikua sistemi i pikëve të planifikuara në fillim? Në ç’mënyrë e keni realizuar shpërndarjen e uniformave dhe këpucëve sa i përket kontratës në fjalë për “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, nëse jo përmes sistemit ekektronik?

Shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit është bërë sipas Sistemit Elektronik i administruar nga AK. Çdo punonjës policie ka patur akses në sistemin elektronik nëpërmjet kodit të tij personal dhe fjalëkalimit.

Përpara përdorimit të sistemit është kryer Trajnimi dhe Shpjegimi i implementimit të sistemit elektronik me punonjësit e policisë së shtetit.

Çdo punonjës ka deklaruar përmasat trupore dhe në bazë të tyre i janë përllogatiru automatikisht

Shpërndarja ka disa faza:

1. hedhja në bazën e të dhënave e të gjithë permasave trupore te vetdeklaruara nga punonjësit e policisë
2. konvertimin e përmasave trupore në sistem në masa të produkteve përbërëse të uniformave
3. saktësimi eventual i përmasave dhe ndryshim/konfirmim i numrave të masave
4. kryerja e porosive sipas vitit dhe sezonit në sistemin elektronik nga punonjësit e policisë
5. prodhimi dhe shpërndarja e seteve të uniformave në mënyre nominale
6. prova e uniformave dhe konfirmimi i marrjes ose në rast defekti apo mase jo të përshtatshme ndërrimi i tyre nëpërmjet procesit të reklamimit

Sa përdorues/punonjës nga (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit), kanë përfituar nga kontrata në fjalë, pra sa në total kanë marrë artikuj të uniformave dhe këpucëve?

Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që i kanë hedhur porositë në sistem (pothuajse 100%). Ata kane përfituar artikujt në përputhje me produktet, masën, dhe sasinë e planifikuar nga vetë AK sipas strukturave, pozicionit dhe gradës.

Sipas marrëveshjes kuadër, për çdo vit hartohet kontratë me sasitë dhe artikujt që planifikon për shpërndarje Policia e Shtetit.
Numrin e saktë të punonjësve apo të uniformave sipas strukturave nuk mund ta japim pasi kemi kufizime konfidencialiteti që burojnë nga kontrata. Ato mund të jepen zyrtarisht vetëm nga Policia e Shtetit.

Në total sa është kostoja e këtyre artikujve të përfituar në bazë të kontratës nga përdorues të DPPSH-së?

Ne kemi realizuar sasitë në vlerë të kërkuara për vitin 2021 sipas kontratës së marrëveshjes kuadër e cila bazohet tërësisht në DST. Gjithashtu kemi prodhuar shtesë artikujt e kërkuar në marrëveshjen kuadër për vitin 2021 në masën 20-30% më shumë për të përballuar kërkesat nga gabimet e numrave të deklaruara nga punonjësit e policisë. Në koston përfshihen, prodhimi i produkteve të gatshme (uniforma, këpucë dhe aksesorë), testimi i tyre, përpunimi i tyre duke bërë paketim të personalizuar për çdo përfitues, logjistika e shpërndarjes në çdo njësi shpenzuese, ndërrimi i produkteve të kthyera, kostoja e ndërtimit të sistemit elektroni të shpërndarjes dhe trajnimi i gjithë punonjësve, shpenzime administrative e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here