Tensione ne veri te Kosoves, reagon Rama

0
51

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama për situatën  e tensionuar në veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama apelon të mos ecet drejt shtigjeve sipas tij të rrezikshme dhe të panevojshme, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i Ramës:

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Shkruaj nje koment