Tensionet në Kosovë/ Paralajmëron kryeministrja e Serbisë: Jemi në prag të një konflikti të armatosur

0
71

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka dalë sot me një deklaratë të fortë, duke u shprehur se jemi në prag të një konflikti të armatosur si pasojë e lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës.

“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur si pasojë e lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë dhe Metohi. Ne duhet ta ruajmë paqen së bashku,” tha Brnabiç.

Situata në Veri vijon të jetë e tensionuar, pasi prej 11 ditësh serbët kanë vendosur barrikada. Kryeministri Kurti thekson se nuk do ta lejojnë shkeljen e ligjit të Kosovës dhe se kjo situatë duhet të përfundojë sa më shpejt.

Shkruaj nje koment