Tensionet në veri, reagon Osmani: Nuk do të ketë kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë në Kosovë

0
98

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas tensioneve në veri të Kosovës, ku një efektiv i policisë mbeti i plagosur ndërsa një grup gazetarësh u sulmuan.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se ky është një kërcënim i hapur i Serbisë ndaj forcave policore të Kosovës, teksa thekson se janë akte kriminale që shkelin sovranitetin e Kosovës.

Osmani kërkon vendosjen e autorëve të ngjarjeve para drejtësisë. Ajo shton se në Kosovë nuk do të ketë kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë.

Shkruaj nje koment