Një plagosje me thikë, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tepelenë. Ndricim Malaj 28 vjec nga Tepelena, ka goditur me thikë G.T. 25 vjec po nga Tepelena. Burimet zyrtare, kanë konfirmuar se Malaj, është prangosur menjëherë nga uniformat blu disa minuta pas agresionit me thikë, ndaj 25 vjecarit. Ngjarja ka ndodhur në një prej bar-kafeve në qytetin e Tepelenës teksa dy të rinjtë janë konfliktuar për një cështje të vjetër mes tyre që ka patur në thelb, debinë e viktimës ndaj agresorit. Dëshmitarët okularë, kanë thënë se dy të rinjtë fillimisht janë konfliktuar me fjalë, ndërkohë që më pas, sherri ka degjeneruar me përdorimin e thikës nga ana e Malajt. Ky i fundit pasi është goditur me grusht nga ana e viktimës, ka nxjerrë thikën nga xhepi dhe goditur në pjesën e majtë të trupit të riun 25 vjecar deri para pak kohësh miq me njëri-tjetrin. I lënduari, është cuar menjëherë në spitalin e qytetit nga ku ka marrë ndihmën e menjëhershme. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes, policia ka arrestuar agresorin mbi të cilin rëndon vepra penale e plagosjes së rëndë me dashje.