Tentativë vrasje, kapet në Sarandë i shpalluri në kërkim

0
72

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expose”, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi të shpallur në kërkim në Sarandë, i dyshuar për tentativë vrasje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një rast të krimeve kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Expose”, si rezultat i të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi M. B., 20 vjeç, banues në Sarandë.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Më datë 10.01.2020, në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasi M. B., dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R. A., të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda.

Në kuadër të këtij operacioni, së bashku me shtetasin M. B., janë arrestuar edhe shtetasit I. H., 26 vjeç dhe M. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin që të fshihej.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment