Tentoi të arratisej nga burgu , policia jep detajet

0
190

Policia e Gjirokastrës ka dhënë për mediat një informacion më konkret lidhur me tentativën e arratisjes së një të dënuari nga burgu i Bëncës në Tepelenë.

Njoftimi:
“Rreth orës 12:10 të ditës së sotme, shtetasi E. Ç., banues në Memaliaj, i cili vuante dënimin në IEVP Tepelenë është larguar në drejtim të fshatit Bënçë. Menjëherë është organizuar puna nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për kapjen e këtij shtetasi. Në orën 12:30 shtetasi i mësipërm është kapur nga punonjësit e Policisë Tepelenë dhe shërbimet e IEVP Tepelenë”.
Pavarësisht tentativës së tij për tiu arratisur policisë, ai është kapur pak metra afër vendit ku kryen dënimin duke dështuar në tentativën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here