Tentoi të kultivonte lëndë ilegale në shtëpi, arrestohet 31 vjeçari në Fier

0
145

Policia ka arrestuar në Fier një 31 vjeçar që po përpiqej të kultivonte kanabis. Shtetasi G. Y, 31 vjeç, banues në Buzmadh, Fier, është arrestuar nga policia. Gjatë kontrollit, atij iu sekuestruan 350 fidanë narkotikë.
Njoftimi i Policisë:
Sekuestrohen fidanë narkotikë, vihet në pranga një shtetas.
Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative nga qytetarët, kanë bërë të mundur që në fshatin Buzmadh të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe sekuestruan rreth 350 fidanë narkotikë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit që po tentonte për t’i kultivuar G .Y., 31 vjeç, banues në Buzmadh, Fier.