Tentoi të ndihmonte emigrantët që të kalonin ilegalisht kufirin Shqipëri-Greqi, pranga 38-vjeçarit nga Bangladeshi

0
107

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Destinacioni 1” është arrestuar një 38-vjeçar nga Bangladeshi me iniciale M.T., i cili tentoi që të ndihmonte 4 emigrantë që i kishte strehuar 4 ditë në një hotel në Tiranë që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër me Greqinë kundrejt pagesës.

38-vjeçari nga Bangaleshi, banues në Kamëz ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte per transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 celular dhe 200 Euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment