Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Bujar Kalemi, 43 vjeç, banues në Zhapokikë, Memaliaj. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të vjedhë lekët në arkën e kishës së “Shënkollit” Këlcyrë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 134 e 22 të Kodit Penal.