Tentoi të vriste veten, shpëtohet 41-vjeçari në Fier

0
33

Policia e Fierit ka njoftuar sot se një 41-vjeçar në kushte depresioni ka tentuar të vetëvritet.

I njëjti është dërguar nga familjarët në spitalin e Fierit, ku ka arritur të shpëtohet.

Policia njofton se po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan të riun deri në këtë akt. 

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 05:40, është sjellë nga familjarët në spitalin e Fierit, shtetasi E. N., 41 vjeç, banues në Radostinë, Fier, i cili dyshohet se në gjendje depresioni ka goditur veten me mjet prerës.

41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkruaj nje koment