Tentuan të trafikonin 992 kg kanabis në Itali, SPAK dërgon për gjykim 4 trafikantët

0
63

SPAK ka mbyllur hetimet për katër persona të cilat, tentuan të  trafikonin 1 ton kanabis me anije drejt Italisë është mbyllur.

Gregor Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi u shpallën të pandehur  me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. 

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.170/2022 në ngarkim të të pandehurve Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Shkruaj nje koment