
Një 16-vjeçare është larguar nga banesa e saj në fshatin Veliqot në Tepelenë. Kallëzimin në polici e kanë bërë familjarët e të miturës.
Në njoftimin e policisë thuhet: Më datë 19.08.2023, familjarët e një 16-vjeçareje, banuese në fshatin Veliqot, Tepelenë, kanë kallëzuar se më datë 19.08.2023, kanë humbur kontaktet me këtë shtetase pasi ishte larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.