Tepelenë, babai në alarm, vajzën po ma çojnë prostitutë

Në policinë e Tepelenës 66-vjeçari T. K. ka bërë një kallëzim pasi dyshon se vajza e tij A. Rr është larguar jashtë shtetit me 29-vjeçarin K. G., i cili ka si qëllim ta çojë prostitutë.
Kallëzimi është bërë nga babai i vajzës, banues në fshatin Zhapokik të Tepelenës i cili pretendon se 29-vjeçari, i cili është i dashuri i vajzës së tij po e dërgon si prostitutë jashtë shtetit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 27.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.G vjeç 29, banues në Vlorë, pasi shtetasi T.K vjeç 66 banues ne fshatin Zhapokik Tepelene ka bërë kallëzim, pasi dyshon vajza e tij shtetasja A.RR e cila eshte larguar me shtetasin K.G trafikohet jashtë shtetit me qëllim prostitucioni. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nenet 110/a dhe 114 të Kodit Penal.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment