Tepelene/ Ceremoni perkujtimore per diten europiane te viktimave te regjimit komunist

Është përkujtuar sot në Tepelenë Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare.
Kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë Nebil Çika dhe të afërm të të përndjekurve kanë kryer nderimet e rastit në kampin famkeq . Nga regjimi komunist në Shqipëri u burgosën dhe u dënuan 34,135 shqiptarë për arsye politike. 59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi, 7,022 prej të cilëve vdiqën prej trajtimit shatazarak, 984 të vdekur në burgjet e regjimit dhe 6,027 burra dhe gra, djem dhe vajza të ekzekutuar me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment