Tepelenë-dëmtohet rruga për në Kalivac, izolohen mbi 1000 banorë

0
451

 

Më shumë se 1300 banorë të tre fshatrave të njësisë vendore Krahës në rrethin e Tepelenës, janë bllokuar nga kontakti rrugor, me pjesën tjetër të zonës. Kjo për shkak të dëmtimit të rrugës që lidh tre fshatrat Kalivac, Lënjës dhe Përparimi me rrugën që të con deri në ish qendër komune. Rruga është dëmtuar në një gjatësi gati 15 metra dhe gjerësi 3 metra cka e bën të pamundur kalimin në të. Edhe ata që guxojnë të tentojnë për të kaluar, e pësojnë. Banorët e zonës, kanë apeluar për ndihmë nga Bashkia Memaliaj por deri më sot, kërkesat e tyre, kanë rënë në vesh të shurdhër duke i lënë të ekspozuar, karshi kësaj problematike ende të pazgjidhur. Shkak kanë qenë rreshjet e shumta të shirave ditët e fundit, cfarë kanë shkaktuar probleme në insfrastrukturën rurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here