Tepelenë/Djali plagos të atin me thikën e bukës

0
135

Një i ri nga Tepelena ka sulmuar të atin me thikën e bukës.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Tepelenë në lagjen DEMOKRACIA, ku Klaudio Baca, në konflikt e sipër pas një përplasje verbale me të atin, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka sulmuar.
Për pasojë, i ati i tij, Luan Baca ka ngelur i plagosur në pjesën e dorës së majtë. Ai është shmangur nga goditja frontale që do t’i kushtonte atij plagë të rënda.
Menjëherë forcat e policisë së Tepelenës kanë shkuar në vendngjarje duke e izoluar dhe më pas arrestuar agresorin i cili dyshohet se ka probleme mendore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here