Tepelenë, dy të rinj godasin policin , vihen në pranga

0
146

Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here