Tepelenë-Grabit kafenenë, arrestohet nga policia 19 vjecari

Arrestohet në flagrancë një adoleshent, për vjedhjen e një lokali. Xhulio Kërcani 19 vjec, është arrestuar nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Sipas burimeve policore, Kërcani banor i fshatit Salari, ka kryer vjedhjen e një sasie prej 25 mijë lekësh në ambjentet e një lokali në lagjen “Mustafa Matohiti”. Teksa adoleshenti, po grabiste lokalin përgjatë orëve të mëngjesit nën errësirë, ai është pikasur nga patrulla policore, e cila gjendej në lëvizje në atë zonë. Adoleshenti është munduar të largohej, por nuk ka arriti dot, pasi u kap menjëherë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma prej 25 mijë lekësh, e cila i’u kthye të zotit të lokalit të grabitur. Ndërkaq materialet në ngarkim të Kërcanit, i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ku ndaj tij rëndon vepra penale e vjedhjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment