Tepelenë-Himarë për vetëm 1 orë/ Rama inspekton punimet, nuk kursen ironitë (video)

0
164

Kryeministri Edi Rama ka vijuar inspektimet në qarkun e Vlorës dhe gjatë ditës së shtunë, duke u ndalur në 2 kantiere ndërtimi që janë dy segmente rrugore që do të lidhin Tepelenën me bregdetin e Himarës. Ky aks rrugor ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e zonës si për potencialin e saj turistik ashtu edhe për tregtarët e zonës për të shitur produktet e tyre që prodhojnë.
Aktualisht nga punimet është bërë pjesa me e rëndësishme e punimeve dhe janë ende dy ura. Tashmë nga Tepelena në Himarë do të kryhet për një orë.
Gjatë inspektimit kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Financave, Anila Denaj , kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe deputeti Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni. Por ghatë inspektimit , në bisedë e sipër Rama nuk ka kursyer edhe ironitë. Biseda si mëposhtë:
Rama : Është bërë një punë e jashtëzakonshme, duhet të sistemojmë të gjitha inertet dhe anët e rrugëve të rehabilitohen. Kjo është një zonë që shqiptarët nuk e njohin fare dhe turistët jo e jo pasi nuk ka qene e mundur. Ka vite që jepen premtime për këtë rrugë, që në kohën e festave të Brigadës. Unë për brigadën nuk erdha, por erdha për rrugën. Do jetë një nga zonat më të mira për agro-turizmin. Këtu vihet në të gjitha stinët, ka turizëm dimëror dhe veror, nuk është njësoj si bregdeti. Bletët i kanë të mira shumë këtu, por dhe grerëzat i kanë në nivelin më të lartë.
Denaj : Kjo rrugë do i sjell fshatit jo vetëm zhvillimin e turizmit, por dhe atë të shitjes dhe prodhimit të produkteve bio. Para viteve 1990 ky fshat ka pasur konvikt dhe shkollë të mesme ka pasur një jetë të konsiderueshme, sot kanë mbetur vetëm gjyshërit. Të shpresojmë që këto investimet ata që kanë ikur në emigracion të vijnë dhe të investojnë këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here