Tepelenë/ Kanosi një shtetase, shpallet në kërkim 56-vjeçari

0
214

Në datën 08.06.2022, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka bërë kallëzim shtetasja M. M., se në datën 02.06.2022, në Tepelenë, një shtetas i paidentifikuar e ka kanosur për të mos marrë pjesë në seancat gjyqësore që zhvillohen për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje e vitit 1997.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, pas një pune të mirorganizuar hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit V. Ll., 56 vjeç, banues në Fier. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here