Tepelenë/Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Shqipëri:Më shumë bashkëpunim midis dy vendeve në fushën e arsimit

0
206

Prefekti i Gjirokastrës Z. Astrit Aliaj në bashkëpunim me Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Shqipëri, Z. Lambros Kakissis, zhvilluan sot një turne vizitash në shkollat 9 – vjeçare dhe të mesme në Qarkun e Gjirokastrës.Për tu ndalur më pas në Tepelenë.
Në këtë vizitë z. Kakissis dhe z. Aliaj u pritën në nga përfaqësues të Bashkisë, Zyrës Arsimore si dhe drejtues të shkollave përkatëse. Përmes këtij takimi u shpreh miqësia e mirë midis dy vendeve, mirënjohja ndaj solidarizimit të qeverisë dhe popullit grek ndaj fatkeqësisë që përfshiu vendin tonë nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe mbështetja e vazhdueshme qeverisë fqinje për vendin tonë.
Gjithashtu u shpërndan dhe disa pako simbolike ,dhuratë me mjete kancelarike për shkollat si dhe sete sportive për Qendrën Multifunksionale të Aktiviteteve Sportive në Tepelenë.

Z. Kakissis në fjalën e tij, përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi punën dhe kushtet e mësimdhënies për gjimnazin Abaz Shehu, duke shtuar se bashkëpunimi me shtetin fqinj do të jetë më i frytshëm në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here