Tepelene/ Kultivonin bime narkotike , arrestohen 3 persona

0
135

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, duke u bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 32 vjeç, I. A., 62 vjeç dhe M. K., 53 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborret e banesave të tyre u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here