Tepelenë/Nisin punimet për rrugën Salari-Dukaj,synohet përmes saj zhvillimi i turizmit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka informuar lidhur me ecurinë e projektit për rikonstruksionin e rrugës Salari – Dukaj (loti II & III).

Kjo ndërhyrje është në vijim të një sërë investimesh që po kryhen në të gjithë zonën e Labërisë. Deri tani janë realizuar pjesa më e madhe e gërmimeve për zgjerimin e rrugës, mbushja për profilimin, si dhe vazhdon hedhja e shtresës së çakullit në trupin e rrugës dhe zgjerimet.

Zbatimi i këtij projekti përfshin 6.6 km gjatësi investimi që do të pajiset dhe me kanale kullues të ujrave të shiut dhe sinjalistikë horizontale e vertikale. Ky aks i ndërthurur me rrugën e Lumit të Vlorës dhe me rrugën Tepelenë-Benç-Lekdush-Kuç do të sigurojë jo vetëm përmirësim të kushteve të jetesës të banorëve të këtyre zonave, por edhe rritje të mundësive ekonomike dhe investimeve të reja në bujqësi e blegtori” njofton FSHZH.

Në këtë mënyrë, sipas FSHZH-së, turizmi vjen si një paketë e plotë, në drejtim bregdetit në qarkun e Vlorës e historisë në Gjirokastër por mbetet për tu parë sa do arrihet deri në përfundimin e saj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment