Tepelene/Perfshihet nga flaket nje shtepi

Nje banese eshte perfshire nga flaket kete mbremje, ne fshatin Beçisht ne Tepelene. Shkak i zjarrit eshte bere nje shkendije elektrike ne rrjetin e brendshem te rrymes elektrike. Nga konstatimet fillestare behet e ditur se zonja e shtepise ne fjale kishte harruar prizen e korrentit ne rryme dhe ishte larguar nga banesa.
Fillimisht kane marre flake orendite shtepiake dhe me pas e gjithe banesa. Zjarrefikesit kane shkuar ne vendngjarje pas 1 ore ndersa zjarri ka shkrumbuar gjithcka.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment