Tepelenë: Sherr për pronën qëllohet me sëpatë 24 vjecari

Konflikti për një rrip toke, ka cuar në konflikt dy familje në fshatin Zhulaj në Tepelenë.

Ka qenë ora 12 e ditës së sotme kur konflikti arriti në pikën finale në atë të përdorimit të mjeteve të mprehta. Bujar Alia 47 vjecar nga ky fshat, ka qëlluar me sëpatë bashkëfshatarin e tij 25 vjecar A.R. Plagët e marra në pjesën e barkut të të lënduarit, kanë qenë mjaft serioze pasi i krijuan hemoragji të madhe nga prerja. Për rrjedhojë, ai është cuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje të mëtejshme kirurgjikale ndërkohë që është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë së Tepelenës, agresori 47 vjecar, është arrestuar menjëherë dhe ndaj tij janë vendosur prangat për veprën penale të tentativës për vrasje.

Sherri mes dy personave, ka qenë i provokuar nga viktima-shprehen burimet policore, pasi ky i fundit, kishte diskutuar me tone të larta dhe ofenduese me agresorin ku i kishte thënë se nuk do të pyeste për ndërtimet që po kryhen në një pronë të diskutueshme mes palëve.

Kaq ka mjaftuar që 47 vjecari i gjendur përballë përbuzjes dhe ironisë dhe ofendimeve nga ana e 24 vjecarit, që të rrëmbejë sëpatën dhe t’i sulej të riut duke e qëlluar një herë të vetme nga ana e presës, në pjesën e barkut. Vetë agresori, ka deklaruar në Policinë e Gjirokastrës se nuk ka pasur për qëllim t’a vriste, por vetëm t’a frikësonte 24 vjecarin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment