Tetë fshatra në Tepelenë, pa energji elektrike. Fshatrat janë tërësisht të izoluara, për shkak të mungesës së rrymës elektrike e cila ka prej datës 10 që nuk duket. Fshatrat ndodhen në Njësinë Administrative Buz dhe Luftinjë dhe banorët e tyre, po përjetojnë situatën më të vështirë gjatë katër viteve të fundit. Si pasojë e mungesës së rrymës elektrike, banorët e këtyre fshatrave, përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm nëpër rubinetat e cesmave të shtëpive. Apelet e njëpasnjëshme të tyre për rehabilitimin e plotë të rrjetit të rrymës elektrike, kanë qenë të kota pasi deri më sot OSHEE, nuk ka ndërhyrë. Mungesa e korrentit është shënuar ditën kur në zonë u shënuan rreshje të dendura të dëborës me trashësi gati 30 cm. Deri më tani, nuk është marrë asnjë masë për rikthimin e rrymës elektrike, ndërkohë që komunikimi me këtë zonë, është i pamundur.