Tepelene/ Trasportonin emigrante te paligjshem, arrestohen dy te rinj nga Lazarati

0
199

U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 aparate celulare.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 51”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • A. D., 23 vjeç dhe D. N., 24 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Luzatit”, Tepelenë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Toyota”, 2 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here