Tepelenë/Sekuestro 23 kg kanabis, në pranga Ivzi Sada

0
468

Sasia e hashashit e ngelur stok në ambjent familjar, sekuestrohet nga Policia, ndërsa poseduesit, vihen në pranga. Afro 23 kg hashash, janë sekuestruar në një banesë në qytetin e Tepelenës mëngjesin e sotëm. Operacioni i koduar “Start” organizuar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë është finalizuar me sekuestron e kësaj sasie të ngelur stok, si dhe prangosjen e njërit prej poseduesve të saj, Ivzi Sada 54 vjec, ndërkohë që është shpallur në kërkim i biri i tij, Enkelejd Sada 21 vjec. Informacionet nga terreni, zbuluan sasinë e lartpërmendur të hashashit në banesën e D.I në qytetin e Tepelenës. Shërbimet e Policisë menjëherë ushtruan kontroll në këtë banesë ku gjetën pesë thasë plasamasi të mbushur me Cannabis Sattiva me peshë totale 23 kg. Lënda narkotike është gjetur në një kasolle ngjitur me ambjentin e banimit. Në momentin e kontrollit, Izvi Sada ka reaguar duke goditur një polic me grusht. Menjëherë 54 vjecari është arrestuar ndërkohë që filloi procedimi penal në gjendje të lirë D.I dhe F.S pasi fshehën egzistencën e kanabisit në pronën e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për hetim të mëtejshëm në ngarkim të personave të lartpërmendur.

Shkruaj nje koment