“Tërmet 8 ballë”, Partizani shkërmoq Luftëtarin në Selman Stërmasi

0
184

Partizani-Luftëtari 8-1
8′, 17′, 45’+1′, 69′ Çinari, 29′ Broja, 80′ (ag) Dragoshi, 81′ Braun, 90’+3′ (p) Cara / 38′ Lika
Partizani: Teqja, Idrizaj, Belica (46′ Bitri), Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro (61′ Ferati), Llanaj (61′ Cara), Bardhi (46′ Solomon), Çinari (75′ Braun).
Trajner : A. Sormani
Luftëtari: Shala, Çela (75′ Brahlika), Çelaj (67′ Qato), Dragoshi, Duka, Dushkaj (67′ Haxhiu), Hyseni, Isufi, Lala (27′ Tahiri), Lika, Mehmetllari (70′ Zijai).
Trajner : N. Nov i
KV: Kordeiro, Broja / Isufi, Hyseni
KK: Hyseni
Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj
MINUTË PAS MINUTE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren e thellë 8-1 të Partizanit.
90’+3’ GOOOL Partizani, shënon Cara me penallti.
90’ Jepen dy minuta shtesë.
87’ Të kuqtë vazhdojnë të dominojnë dhe kërkojnë të shënojnë gola të tjerë.
81’ GOOOL Partizani, shënon Braun. Insistim i Solomon në krahun e djathtë, pasimi i tij gjen Braun i cili me shpejtësi futet në zonë dhe dërgon sferën në rrjetë.
80’ GOOOL Partizani, autogol i Dragoshit. Pas një goditje këndi të Trashit, futbollisti i Luftëtarit devijon topin në portën e tij.
80’ Solomon provon nga distanca dhe Shala detyrohet të devijojë sferën jashtë katërkëndorit të tij.
75’ Partizani mbyll zëvendësimet me Sormanin që largon nga fusha e lohës njeriun e ndeshjes, Eraldo Çinarin.
73’ Goditje dënimi e shkëlqyer e Telushit në hyrje të zonës, po ashtu përgjigjet Shala i cili devijon jashtë katërkëndorit duke evituar një gol të sigurt.
69’ GOOOL Partizani, shënon Çinari. Cara shpërthen nga e majta dhe çon topin në qendër për Çinarin i cili nis sferën drejt rrjetës duke mposhtur Shalën.
67’ Novi largon nga fusha Dushkajn dhe Çelajn, duke aktivizuar Qaton dhe Haxhiun.
63’ Broja gjuan nga distanca në një pozicion ballor, sfera kalon mbi traversën e Luftëtarit.
61’ Tjetër lëvizje e dyfishtë me Llanajn e Kordeiron të cilët i lënë vendin Carës dhe Feratit
57’ Lika përsëri mundohet t’i shpëtojë mbulimit të mbrojtjes vendase e gjuan drejt portës, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
53’ Aksion nga e djathta i Çinarit, topi te Solomon e më pas Llanaj, por asnjë prej tyre nuk arrin të kthejë sferën drejt portës mike.
52’ Lika mundohet të nxjerrë përpara Luftëtarin me një kundërzbritje të shpejtë e një pasim për Çelajn, por mbrojtja e Partizanit mbyll gjithçka mirë.
46’ Pas një goditje nga këndi Llanaj dhe Bitri pengojnë njëri-tjetrin në zonë duke dërguar topin jashtë katërkëndorit të Shalës e shpërdoruar mundësinë për të shënuar një tjetër gol.
46’ Pjesa e dytë nis me Bitrin në fushë në vend të Belicës, ndërsa Solomon hyn në vend të Bardhit.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 4-1.
45’+1’ GOOOL Partizani, shënon Çinari.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
42’ Hyseni lë me 10 lojtarë Luftëtarin pas një faulli në mesfushë, Bajramaj nuk heziton t’i tregojë kartonin e dytë të verdhë.
39’ Bardhi godet dy herë brenda një minute portën e Shalës, duke iu afruar golit por pa gjetur katërkëndorin.
38’ GOOOL Luftëtari, shënon Lika. Goditje dënimi ballore e Luftëtarit, Lika godet traversën e më pas sfera kalon vijën e portës së Teqjes.
32’ Provon të reagojë skuadra e Luftëtarit me Çelajn i cili përpiqet të vërë në vështirësi portën e të kuqve, me Teqjen e prapavijën që largojnë disa harkime në zonë.
29’ GOOOL Partizani, shënon Broja. Pas një goditje nga këndi, topi përfundon te Boldor i cili devijon me kokë duke mposhtur Shalën. Në vijën fatale e prek topin Broja me sferën që përfundon në rrjetë mes protestave të gjirokastritëve që pretendojnë për pozicion jashtë loje.
28’ Goditje dënimi në kufirin e zonës që ekzekutohet me skemë nga skuadra e Partizanit. Topi shkon te Çinari por goditja e tij këtë radhë devijohet jashtë.
27’ Novi bën menjëherë zëvendësim duke larguar Lalën për të aktivizuar Tahirin.
19’ Llanaj i afrohet golit të tretë pas një harkimi të Idrizajt por nuk gjen rrjetën.
17’ GOOOL Partizani, shënon Çinari. Tjetër top nga e majta, këtë herë Çinari gjuan nga jashtë zonës dhe dyfishon shifrat.
8’ GOOOL Partizani, shënon Çinari. Harkimi i radhës i Trashit nga e majta, Llanaj nuk arrin të devijojë por Çinari me shpejtësi ia del të dërgojë sferën në rrjetë.
3’ Gol i anulluar për Partizanin për pozicion jashtë loje. Harkimi i Trashit nga e majta gjen dy lojtarë yë kuq para vijës së mbrojtjes me gjyqtarin që me të drejtë sinjalizon për pozicion jashtë loje.
1’ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here