Tërmet i fuqishëm në Itali dëmtohen ndërtesat,mbyllen shkollat(foto)

0
134

Panik ne Itali pas nje termeti me magnitude 4. 5 qe u regjistrua në Scarperia San Piero , në provincën e Firences, në Mugello .
Ishte ora 4 , 37 e natës kur banoret dolen te alarmuar pas termetit te forte dhe me nje thellesi prej 9 km. Gjatë natës , nga ora 3. 38 deri në 3. 55, pesë goditje të tjera u regjistruan në Scarperia San Piero , njëra prej të cilave ishte me magnitude 3. 4.
Një tjetër tërmet u regjistrua në 4. 42 në Barberino del Mugello . Tronditje të tjera me intensitet më të vogël pati në Scarperia San Piero deri në oren 5. 29.
Demet e para kane nisur te raportohen , trenat jane pezulluar dhe shkollat ne zone jane mbyllur .
Nga te dhenat e para te mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.
Shumë njerëz u larguan nga shtëpite pas termetit qe u pasua me pasgoditje te shumta , nderkohe qe shume te tjere kane ndenjur ne makina , se bashku me femijet .
Shume thirrje ka pasur per zjarrfikeset dhe ambulancat . Ekspertet thone se goditja e madhe u ndje edhe ne Firence qytet dhe Pistoia. Nga paniku dhe per ceshtje sigurie u mbyllen shkollat ne Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Vicchio si edhe shkollat dhe cerdhet ne komunat perreth .

Shkruaj nje koment