Tërmet në Gjirokastër, shemben dy shtëpi

0
1084

Tërmeti i cili është rregjistruar në orën 22:15 minuta në rajonin e Gjirokastrës, është ndier në të gjithë zonën jugore. Juguneës, informon se si pasojë e lëkundjeve që kanë zgjatur jo më shumë se 3.5 sekonda, janë shembur dy objekte të braktisura prej kohësh në Tepelenë. Bëhet fjalë për banesa që kanë mbi 10 vjet të pabanuara në fshatin Xhaxhaj dhe Rabije në rrethin e Tepelenës. Objektet përdhese, fatmirësisht nuk kanë qenë të banuara ndërkohë që shtëpitë e tjera të këtyre dy fshatrave malore në rrethin e Tepelenës, nuk kanë pasur probleme serioze, përvecse disa krisjeve të lehta në mure. Banesat e braktisura i përkasin Hasan Velajt dhe Et’hem Ballaxhias të cilët ndodhen në emigrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here