Tërmet në Gjirokastër, “shkundje” në gjithë Jugun, 14 tërmete gjatë natës, më i fuqishmi 4.5 ballë

0
178

Një situatë e pazakontë lëkundjesh sizmike ka përfshirë jugun e vendit gjatë natës, ku u regjistruan 14 tërmete.

Më i forti ishte 4.5 ballë, dhe për pasojë u shembën rreth 20 banesa në zona të ndryshme.

I fundit u regjistrua në oren 03:15 min ne Zhulat të Gjirokastrës, me një magnitudë prej 2.6 ballë dhe thellësi 5 km.

Po ashtu, Dhërmiu dhe Vlora u përballën me lëkundjet më të shpeshta, ku banorët e kaluan natëm jashtë.

Zona që ka regjistruar tërmete të shumta është fshati Vermik në Vlorë, në të cilin kanë ndodhur 8 tërmete të vegjël, ndërsa tre tërmete janë regjistruar në fshatin Bolenë, në Dhërmi. Një tërmet është regjistruar në afërsi të kufirit me Greqinë.

Mësohet se në Vermik janë shembur 10 shtëpi, 5 kanë rënë në Bashaj, dhe 5 në Matogjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here