“Tërmet , Tërmet ” / Batutat e Ramës me kryebashkiakun e Tepelenës, ky i fundit tymos live

Kryeministri Edi Rama pati pak minuta më parë një bashkëbisedim online me kryebashkiakët e bashkive në vend ku do të ketë më shumë lehtësime masash gjatë kësaj situate të krijiar nga Covid-19 . Gjatë bashkëbisedimit Rama i njohu me vendimin dhe u kërkoi që të monitorojnë gjendjen.
Por ajo që ra më shumë në sy ishin veprimet e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili teksa Rama dhe kolegët e tij flisnin, tymoste cigare, pa e prishur terezin dhe pse po flitej për një çështje me rëndësi . Mes tyre nuk kanë munguar as batutat .
Biseda mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçit
Edi Rama : Tërmet, Tërmet, të lutëm se ti je i lëvizur shumë, duhet të bësh çmos që kjo hapje të mos na turpërojë atje në Tepelenë me historia që na kthehen në zinxhir epidemik?
Tërmet Peçi : Komandant, urdhri jot zbatohet, këtu o korona o tërmet nuk bëhet fjalë. Masat e qeverisë janë zbatuar me përpikëmëri. Falë Zotit dhe masat që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast. Tepelena është model
Edi Rama : Deri tani model jeni por ju lutem se hapja ka sfidat e vetme. Prandaj me njerëzit e bashkisë dhe kryepleqtë të përcjellin mesazhet
Tërmet Peçi : Po komandant
Në një moment kur kryeministri po tentonte të lidhej me kryebashkiakun e Sarandës, ndërhyn sërish ai i Tepelenës.
Tërmet Peçi : Alo komandant?
Edi Rama : Pusho, pusho se e hapi Adriani.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment