Termeti dhe Covid-19 shtyjn Festivalin Folklorik Kombetar te Gjirokastres per vitin e ardhshem

0
252

Festivali Folklorik Kombetar i Gjirokastres do te zhvillohet ne pranveren e vitit 2021.
Lajmi eshte bere i ditur nga Ministrja e Kultures Elva Margariti e cila nga Gjirokastra ka pohuar shtyrjen e ketij evenimenti per shkak te situates nga termeti i 26 nentorit te 2019 dhe Covid19, dy fatkeqesi njera pas tjetres qe preken Shqiperine.


Ky festival eshte nje ngjarje e madhe e shumepritur , te cilen ne duhet ta sjellim perpara dhe do tia sjellim publikut me gjithe madheshtine e saj .Termeti i 26 nentorit dhe me pas pandemia Covid19 qe kemi kaluar na ka vene ne udhekryq e ka ngritur pikepyetje te medha per zhvillimin e ketij aktiviteti dhe shume te tjerave , jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera jane shtyre nje ser aktivitetesh te rendesishme, qindra aktivitete .Por ne nuk do ta humbasim traditen.Festivali Folklorik Kombetar do te zhvillohet vitin qe vjen me shpresen qe te kemi kufizime me te pakta, te mos kemi distancime sociale dhe pamundesi per te ardhur dhe per te shijuar traditen shqiptare , kenget , vallet kostumet por edhe vete Gjirokastren dhe gjirokastritet.Festivali nuk mund te kuptohet pa publik ndaj festivali do te zhvillohet pranveren e vitit te ardhshem”.


Festivali i pare folklorik kombetar ne Gjirokaster eshte zhvilluar ne vitin 1968 ndersa tradita e tij vazhdon .Ky festival vjen per publikun dhe artdashesit njehere ne kater vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here