Tërmeti/ Flet sizmologu: Ende nuk është përcaktuar sa ballë ishte, aparatura nuk e regjistroi se ikën dritat

0
125

Teksa jemi 16 ditë pas tërmetit shkatërrimtar që mori 51 jetë, la të plagosur mbi 800 persona dhe shkatërroi e dëmtoi mijëra ndërtesa, IGJEUM ende nuk ka përcaktuar zyrtarisht intensitetin në ballë të lëkundjeve sizmike të 26 nëntorit.
Sizmologu Llambro Duni u shpreh se për të vlerësuar efektin në ballë të tërmetit, duhet të përpunohet i gjithë informacioni për dëmet e shkaktuara në sipërfaqen e tokës që është mbledhur nga inxhinierët, dhe më pas do të dalë një vlerësim i saktë.
Ai shprehet se :
Ballët janë duke u punuar, kolegët po merren me vlerësimin e saktë. Për të vlerësuar një efektin në ballë të tërmetit duhet të dimë efektin në sipërfaqe. Balli vlerësohet në bazë të efekteve që le tërmeti në sipërfaqen e tokës. Gjithë informacioni që është mbledhur nga inxhinierët do të përpunohet dhe do të dalë një vlerësim i saktë. Kjo e dhënë shërben për të analizuar, a janë respektuar standardet në ndërtim? Kodi Antisizmik në fuqi detyron ndërtuesit të respektojnë shkallën ballë të përcaktuar për zonën ku ngrenë objektet. Do të ketë një vlerësim të shkallës së ballit e cila do të shërbejë si analizë zyrtare për të gjykuar më saktë.”
Ai tregoi se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe mungesës së UPS, aparatura në Durrës ka regjistruar vetëm 15 sekondat e para dhe jo vijueshmërinë e plotë të lëkundjes së tokës.
Duni theksoi se informacioni nuk mund të rikuperohet, por stacionet e tjera kanë të dhëna për ngjarjen sizmike.
Sizmologu vijoi:
Kemi vetëm 15 sekondat e para të regjistrimit më pas ka pasur një ndërprerje të energjisë. Kemi regjistrime të tërmeteve gjithandej, por do ishte mirë që ta kishim të gjithë regjistrimin.”
Sizmologët treguan se gjatë këtyre 16 ditëve janë regjistruar mbi 1800 pasgoditje, por shumica dërrmuese e tyre janë të pandjeshme dhe mund të regjistrohen vetëm nga aparaturat.
Një tjetër sizmolog u shpreh:
Pothuajse 80% e pasgoditjeve janë tërmete të pandjeshëm që detektohen vetëm nga aparaturat.”
Sipas sizmologëve kjo situatë është normale dhe lajmi i mirë është që aktiviteti sizmik po shkon drejt rënies.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here