Një tjetër tërmet i fortë trondit Greqinë.
Një ditë pas tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, pak minuta më parë shteti helen u shkund nga një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 6.
Epiqendra ka qenë sërish pranë qytetit të Larisas, ndërsa thellësia e tij ka qenë vetëm 2 km. Lëkundje janë ndier edhe në jugun e Shqipërisë.